Ka ndodhur

E prekur nga Covid-19, ndërron jetë 28-vjeçarja shtatzënë tek Infektivi

Një 28-vjeçare e prekur nga Covid-19 ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv në Tiranë.

Mësohet se prej 3 ditësh 28-vjeçarja, e cila ishte në muajin e pestë të shtatzënisë, ishte shtruar në Spitalin Infektiv në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa ishte konfirmuar me koronavirus rreth një javë më parë.

Ajo ka qëndruar për disa ditë në banesë, dhe është munduar të shmangë kurimin, për shkak të frikës se mund të dëmtonte fëmijën.

Por gjendja e saj erdhi duke u përkeqësuar dhe ajo u dërgua në reanimacion.

Ajo ka ndërruar jetë në repartin e Kirurgjisë, gjatë tentativës së mjekëve me gjithë përpjekjet e mjekëve reanimatorë për t’i shpëtuar jetën. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë