Ka ndodhur

E plagos me thikë dhe e shtyn me makinë, konflikt mes dy personave në Bulqizë

Një konflikt mes dy personave, për pak sa nuk ka përfunduar në një vrasje në Bulqizë. Policia thotë se në lagjen “Minatori” po ndodhte një konflikt i ashpër mes dy shtetasve për motive të dobëta, ku shtetasi A.T., ka goditur me mjet të fortë prerës në trup shtetasin L.N., dhe më pas me automjet e ka shtyrë të dëmtuarin që ndodhej në automjetin e tij dhe e ka përmbysur në rrugë duke i rrezikuar jetën.

Në pranga është vënë 30-vjeçari me iniciale A.T., i cili rezulton i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë