Lexo me "Si"

E përjetshmja, radio…

Nga Gazeta “SI” – Me zhvillimin e teknologjisë u zhvilluan dhe mënyrat e komunikimit dhe lindën mediume të reja të cilat e plotësuan deri diku nevojën e gjeneratave për të mos mbetur vetëm në një linje apo kanal komunikimi, kryesisht televizionit dhe radios, si dy entitetet e para të medias masive. Por me kalimin e viteve , nëse televizioni u zëvëndësua me rrjetet sociale dhe hapësirat e tjera virtuale, radio mbeti thuajse e njëjtë, një dashuri e vjetër e sa nostalgjike e cila mbetet unike, si pervojë por dhe si komunikim.

Radioja e parë u shpik dhe u patentua nga italiani Guglielmo Marconi në vitin 1896. Vitin pasues, ai themeloi stacionin e parë radiofonik në Angli. Megjithatë, ishte viti 1900 që bëri që të transmetohej për herë të parë zëri i njeriut përmes radios nga prifti brazilian Roberto Landell de Moura. Në dekadat që pasuan, teknologjia e radios u zhvillua me shpejtësi dhe u bë një burim informacioni, komunikimi dhe transmetimi sportiv.

Në kohë luftërash radio ishte kanali i vetëm i komunikimit mes qeverive, udhëheqësve dhe popullit. Duke qënë se valët elektromagnetike qarkullonin më shpejt dhe më lehtë, radio për shumë vite ishte kanali jo vetëm kryesor i komunikimit por dhe më i preferuar nga njerëzit. Kultura e radios ka një histori të gjatë dhe të larmishme dhe, sot, kjo shpikje shekullore është po aq e zakonshme

13 Shkurti, dita botërore e radios.

Dita Botërore e Radios u shpall më 13 shkurt nga UNESCO për të festuar rëndësinë e radios si një mjet komunikimi global. Kjo datë u zgjodh sepse më 13 shkurt 1946 u krijua Radio Kombëtare e Kombeve të Bashkuara (UN Radio).

Qëllimi i Ditës Botërore të Radios është të ndërgjegjësojë njerëzit për rëndësinë e radios. Edhe pse sot bota dominohet nga televizioni dhe smartfonët, radioja mbetet ende një nga mjetet më të besueshme të komunikimit, një shoqërues udhëtimi dhe një platformë për zërat e komunitetit përmes radios komunitare.

E përjetshmja, radio…

Në shekullin e 21-të radio vazhdon të mbetet një kanal komunikimi i dashur për njerëzit të cilët pavarësisht ambientit ku ndodhen,  kanë gjithmonë një opsion gati për ti dhënë një tjetër ngjyrim dhe emocion ditës së tyre, duke ndezur një radio, në telefon, në aparate radioje apo dhe në televizione të cilat tashmë si opsion kanë dhe radion. Sepse radio është një pranim i përgjithshëm i një kulture e cila dikton shijet dhe momentin. Ndryshe nga enteitetet e tjera mediatike të cilat janë gjithmonë në presionin e ndryshimit dhe përshtatjes, radio mbetet mediumi i cili pranohet dhe dëgjohet me kënaqësi gjithmonë, në makinë , shtëpi, në rrugë apo dhe në kafene duke e kthyer atë mediumin e përjetshëm të njerëzimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë