“E papranueshme”. Përmes një komunikate për shtyp, Liverpool dënoi sjelljen e tifozëve të tij, që festuan triumfin në Premier League pas 30 vjetësh “duke injoruar distancimin social e rrezikun për sigurinë publike”, pavarësisht apelit të klubit e policisë për rrezikun ende ekzistent të Covid-19.

“Rreziku potencial i një vale të dytë të Covid-19 ekziston akoma – lexohet në komunikatën për shtyp të Reds – e duhet të punojmë së bashku me këshillin bashkiak dhe departamentet e policisë së zonës për tu siguruar të mos fshijmë gjithçka që është bërë gjatë lockdown. Kur të jenë kushtet e sigurisë, do të punojmë të gjithë bashkë për të organizuar një paradë për të festuar të gjithë bashkë fitoren. Deri në atë moment, siguria e qytetit tonë e të njerëzve tanë vazhdon të jetë prioriteti ynë numër një”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




