Nga Gazeta 'Si'- E ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn është takuar me kryeministrin Edi Rama, për të përgëzuar miqësinë e fortë dhe vlerat e përbashkëta mes vendeve si aleatë të NATO dhe partnerë strategjikë.
VanHorn po ashtu ka rikonfirmuar mbështetjen e qeverisë së SHBA në rolin që ka Shqipëria për të çuar përpara paqen dhe zhvillimin në të gjithë rajonin.
“Sot, e Ngarkuara me Punë e SHBA Nancy VanHorn u takua me Kryeministrin Edi Rama për të përgëzuar miqësinë e fortë dhe vlerat e përbashkëta mes vendeve tona si Aleatë në NATO dhe partnerë strategjikë. Zonja VanHorn rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në rolin që ka Shqipëria për të çuar përpara paqen dhe zhvillimin në të gjithë rajonin” thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.