Nga Gazeta ‘Si’- Katër muaj pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 majit, e ngarkuara me punë e SHBA-së, Nancy Vanhorn ka shkuar paraditen e së premtes në kryeministri. Diplomatja amerikane qëndroi në godinën qeveritare përreth 20 minuta.
Megjithatë, ajo nuk është takuar aty me kryeministrin Edi Rama.
Vizita e saj vjen një ditë pasi Komisioni Rregullator shpalli rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve duke certifikuar 11 majin.
Në fillim të muajit gusht, personeli i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara u takua me anëtarë të sapozgjedhur të Kuvendit. Sipas ambasadës, takimi u bë për të kuptuar shqetësimet e komuniteteve të tyre dhe përparësitë në prag të fillimit të mandatit.
“Ne presim me kënaqësi të punojmë me përfaqësues të zgjedhur nga i gjithë spektri politik për të vijuar partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë”, tha ambasada.
Ndërkohë, vizita vjen gjithashtu në një kohë kur Rama pritet që të shpallë kabinetin e ri qeveritar. 11 shtatori përflitet si datë për mbajtjen e Asamblesë së PS-së, ku pritet të njoftohen emrat e rinj të qeverisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




