Politike

E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë: Reforma në drejtësi e pakthyeshme, pritshmëritë e shqiptarëve janë të larta

Gazeta Si – E Ngarkuara me Punë e SHBA-ve në Tiranë, Nancy VonHorn, është shprehur se sa herë që takon zyrtarët qeveritarë shqiptarë, u thekson atyre se Reforma në Drejtësi është e pakthyeshme.

Zyrtarja e SHBA-ve, e ka bërë këtë deklaratë në ceremoninë e certifikimit të punonjësve të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

“Pritshmëritë që publiku shqiptar ka për reformën në drejtësi dhe për punën tuaj dhe kolegëve tuaj janë shumë të larta”, u është drejtuar VanHorn, atyre.

“Pritshmëritë që publiku shqiptar ka për reformën në drejtësi dhe për punën tuaj dhe kolegëve tuaj janë shumë të larta. Dhe kjo ndodh për shkak se ju dhe kolegët tuaj tashmë keni prodhuar rezultate për ta. Dhe sot, 29 prej jush që po diplomohen, janë gati për ta rritur këtë ndikim. Sa herë takohem me zyrtarë të qeverisë, një nga gjërat që theksoj vazhdimisht është se reforma në drejtësi është e pakthyeshme. Dhe unë e them këtë sepse Shtetet e Bashkuara e besojnë atë dhe besojnë te ju.” tha Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn.

Në fjalën e saj, diplomatja e ambasadës së SHBA tregon se kur e ka takuar Dumanin, ai i ka vënë në dukje punën që policia bën, si vendimtare për punën që vetë ai dhe kolegët e tij në SPAK kryejnë.

“Dhe dua të ndaj me ju se kur jam takuar me z. Dumani, të cilin e kam takuar në disa raste, ai vë në dukje punën që bëni për të zbatuar këto standarde integriteti si vendimtare për punën që ai dhe kolegët e tij në SPAK kryejnë. Nuk ka mundësi që një pjesë e vetme e institucioneve të drejtësisë të ketë sukses pa bashkëpunimin dhe bashkëveprimin e të gjithë sistemit. Dhe nuk do të përsëris statistikat tepër mbresëlënëse që ndatë më herët. Por dua të theksoj që tashmë ka pasur 33 arrestime këtë vit për shkak të referimeve dhe kjo është një rritje e madhe nga viti i kaluar, siç më ka thënë ekipi im”, ka treguar Nancy VanHorn.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë