Politike

E ngarkuara e re me Punë në Ambasadën e SHBA nis misionin në Tiranë, Nancy Van Horn takon Presidentin Begaj

E ngarkuara e re me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy Van Horn nisi zyrtarisht misionin e saj në Tiranë.

Takimin e parë e zhvilloi me Presidentin Bajram Begaj.

Kreu i Shtetit e uroi diplomaten amerikane për nisjen e detyrës, duke shprehur besimin se gjatë mandatit të saj do të pëforcohet më tej partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Presidenti rikonfirmoi angazhimin dhe kontributin në rritje të Shqipërisë në këtë partneritet strategjik, duke shprehur mirënjohjen ndaj Shteteve të Bashkuara për mbështetjen bujare dhe vendimtare ndaj vendit tonë.  

Presidenti i Republikës theksoi, gjithashtu, se mbështetja e SHBA-së rrit angazhimin e Shqipërisë për reformat demokratike dhe sundimin e ligjit, përpjekje këto  të qëndrueshme me synim finalizimin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, njofton Presidenca.

Sa i përket situatës në rajon, Presidenti Begaj u shpreh se Shqipëria vlerëson angazhimin e administratës amerikane, duke theksuar se roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor mbetet vendimtar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë