Ka ndodhur

E mashtruan se do e çonin në Shkodër për të kaluar kufirin, dy të rinj rrahin dhe i marrin paratë pakistanezit

Gazeta Si – Dy persona janë arrestuar në Fier, pasi akuzohen se kanë mashtruar duke marrë në automjet një emigrant nga Pakistani, të cilin e kanë dhunuar dhe i kanë marrë paratë që kishte me vete.

Sipas policisë, dy personat e arrestuar dyshohet se kanë marrë në automjet nga Gjirokastra emigrantin, duke e mashtruar se do ta transportonin në Shkodër, për të kaluar ilegalisht kufirin me Malin e Zi. Më pas ata e dhunuan, i morën paratë dhe e zbritën në rrugë në Fier.

Policia, brenda pak orësh identifikoi, kapi dhe vuri në pranga 2 autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Si rezultat i veprimeve hetimore, është bërë e mundur që  brenda pak orësh, të zbardhej dinamika e ngjarjes, identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorëve të dyshuar, N. S., 21 vjeç, banues në Mallakastër dhe E. Ç., 26 vjeç, banues në Fier.

Shtetasi nga Pakistani ka marrë asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë