Politike

E kërkon si dëshmitar, PS ‘nxjerr’ nga shtëpia Sali Berishën

Nuk e ka lejuar drejtësia, por kësaj here, Sali Berishën për tu futur në Kuvend qysh prej arrestit të shtëpisë në fund të dhjetorit të kaluar, mund ta lërë PS.

Komisioni hetimor për TIMS pritet të mblidhet sot, por në planin paraprak të hetimeve të komisionit hetimor për ndërhyrjet e pretenduara në këtë sistem, në listën e dëshmitarëve figuron edhe emri i Sali Berishës.

Me kërkesë të anëtares socialiste Blerina Gjylameti, ish-kryeministri Berisha kërkohet të dëshmojë krahas 33 dëshmitarëve të tjerë. Kërkesa është aprovuar nga kryetari i këtij komisioni Ervin Salianji.

Blerina Gjylameti kërkon të dëshmojë gjithashtu edhe Lulzim Basha. Në komisionin hetimor për TIMS synohet shqyrtimi i çështjeve lidhur me kontrollin e veprimtarisë së institucioneve të ngarkuara me mbrojtjen e sistemit, përfshi vlerësimin e nevojës për marrjen e masave administrative apo, ndërhyrjet ligjore në legjislacionin përkatës.

Përmes këtij komisioni hetimor drejtuar nga demokrati Ervin Salianji do të kalojnë në skaner kontrolli i veprimeve a mosveprimeve të organeve dhe funksionarëve publik të ngarkuar me administrimin, mbrojtjen dhe sigurinë e bazës së të dhënave të sistemit TIMS.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë