Politike

E kërkojnë në Kuvendin e Shqipërisë, reagon për sulmin ndaj Kurtit në Kuvendin e Kosovës, Rama: E turpshme, opozita të distancohet

Nga Gazeta ‘Si’-Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sherrit në Kuvendin e Kosovës ku homologu Kurti u sulmua nga opozita ndërsa po mbante fjalën e tij.

Rama përmes një postimi në Twitter shkruan se ta shprehësh kështu kundërshtinë, sipas tij, është të njollosësh veten, zgjedhësit e tu dhe krejt shtetin me një turp që sot i bën dëm Kosovës.

“Të mos jesh dakord me kryeministrin është demokratike, ta shprehësh kështu kundërshtinë është të njollosësh veten, zgjedhësit e tu dhe krejt shtetin me një turp që sot i bën dëm Kosovës edhe ndërkombëtarisht, më shumë se sa çfarëdo qëndrimi politik që po ia kundërshton kryeministrit! 

Imagjinojini si ndjehen aleatët dhe miqtë e pazëvendësueshëm të Kosovës e të shqiptarëve, kur shohin se si kapen për fyti shqiptarët, aty ku duhet të luftohet me ide e me fjalë, jo me sharje e me grushta! Uroj shumë që opozita të distancohet nga kjo sjellje e turpshme dhe t’i shërbejë Kosovës me forcën e shembullit, jo me shembullin e forcës”, shkroi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë