Nga Gazeta ‘Si’- Nga jashtë parlamentit, kreu i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar mazhorancën se e ka kthyer Kuvendin e Shqipërisë në sallon bukurie sipas tij, duke u shprehur se aty bëhet paradë.
“Luksi i tepruar është haram në të gjitha besimet”, u shpreh ish-kryeministri, i cili shtoi se “Unë shkoj aty në platformë, mezi qëndroj nga gërshetimi i aromave të parfumeve më të kushtueshme.
“Për këta njerëz nuk ekzistojnë qytetarët, pensionisti, fermeri. Është elitë e botës së krimit, që jetojnë në luksin e shfrenuar. Nuk ka shpresa që të ketë ndryshime. Këta janë njerëz që nuk dëgjojnë as zërin e Zotit, as të xhamisë, as të kishës, as të teqesë, të njeriut. Janë verbuar nga luksi.
Këta janë një grup bixhozxhinjsh që lënë shuma përrallore në kazino dhe mejhane dhe nuk duan t’ia dinë për pensionet.
Unë shkoj aty në foltore, mezi qëndroj nga aromat, nga gërshetimi i aromave të parfumeve më të kushtueshme. Aty bëhet një paradë luksi, bizhush, parfumesh sikur je në një sallon mode dhe jo në një parlament përfaqësues të qytetarëve”, deklaroi Berisha.
Ai tha se kryeministri Edi Rama “nuk mund t’ia dijë kur blen stolinë e oborrit 4 milionë euro”.
“Nuk mund t’ia dinë ministret që ulen në tavolinë me biftekun 1 mijë euro. Nuk mund t’ia dinë qeveritarët që shpenzojnë për qerpikë artificialë 150 mijë euro në javë. Luksi i tepruar është haram në të gjitha besimet”, citoi Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.