Hakan Calhanoglu “i ka lënë stafetën” Kristjan Asllanit dhe e ka zgjedhur si pasardhësin e tij te Interi.
Në një bisedë për Gazzetta dello Sport turku ka thënë se ka besim te aftësitë e Asllanit dhe e sheh si vëllanë e vogël.
“Asllani si pasardhës? Duhet t’ia dalë. Për mua është si një vëlla i vogël. Po e ndihmoj dhe duhet të them se ai më dëgjon shumë. Ka padyshim cilësi të ndryshme, por duhet të përmirësohet dhe është i pari që e di këtë. Edhe për faktin se nëse luan te Interi, duhet të tregosh gjithmonë diçka. Ai po mëson dhe ne jemi këtu për ta ndihmuar. Jam i bindur se pas meje, do të jetë i rëndësishëm”, tregoi Calhanoglu.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.