Gazeta Si – Një qytetri në Tiranë, i ka buzëqeshur fati në këtë fundviti. Ai kishte harruar një çantë me 27 mijë euro në një qendër tregtare në kryeqytet mbrëmjen e të hënës.
Por pas verifikimeve, policia ka gjetur pronarin e çantës dhe i ka kthyer shumën prej 27 mijë eurosh.
“Mbrëmë, rreth orës 23:00, security i dorëzon Spz-së së zonës, një çantë supi, e cila ishte harruar nga poseduesi i saj. Policia pas verifikimeve të bëra,ka gjetur pronarin e çantës dhe ka bërë të mundur dorëzimin e çantës. Qytetari falënderoi Policinë për ndihmën dhe korrektësinë e treguar”, thuhet në njoftimin e Policisë, krahas pamjeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.