Drejtësia

E goditi me grushte dhe shkelma, arrestohet vëzhguesi që dhunoi sekretarin e KZAZ 30

Policia ka arrestuar vëzhguesin që ditën e djeshme dhunoi sekretarin e KZAZ 30 me grushte e shqelma brenda ambienteve të qendrës së numërimit të votave.

Në pranga ka rënë 26-vjeçari me iniciale R. N., ndërsa është shpallur në kërkim 40-vjeçari me iniciale O. D., i dyshuar i përfshirë në konflikt.

Sekretari i KZAZ 30 në Kashar, Remzi Mehmeti tregoi për mediat ditën e djeshme se si nisi sherri, ku disa persona u futën brenda perimetrit ku bëhet numërimi dhe e goditën me grusht.

Sipas tij, vota e kontestuar i përkiste Orlando Rakipit të Partisë Socialiste. Sekretari deklaroi se nuk i kishte identifikuar personat, por theksoi se kishte bërë kallëzim dhe ia ka lënë në dorë policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë