Ndonëse Shqipëria u rendit e fundit për të ardhurat për frymë, rezulton me çmime 58% më të larta se mesatarja rajonale e BE-së, njësoj me Serbinë. Paralelisht, në vendet fqinje çmimit janë më të ulëta se sa në vendin tonë, por përsëri mbi mesataren e BE-së. Mali i Zi 57%, Maqedonia e Veriut 50%, Bosnja 55%, Rumania 38%.
Sipas Eurostat, çmimet e ushqimeve, pijeve joalkoolike dhe veshjeve janë më të larta në Shqipëri se sa në vendet e tjera të Ballkanit.
Eurostar tregon se çmimet e artikujve ushqimorë në Shqipëri janë sa 83.4% e mesatares së BE-së. Gjithashtu, 42% e shpenzimeve mujore në Shqipëri shkojnë për konsumin, përsëri niveli më i lartë në rajon. Në Kosovë ky matës vlerësohet 35% ndërsa në vendet e BE-së me 13%.
Çmimet e veshjeve në Shqipëri janë 96.2% mbi mesataren e BE-së. Tarifat e Komunikimit dhe Transportit janë 108% mbi mesataren e BE-së.
Më të lira janë çmimet e hoteleve dhe restoranteve, 45.8% e mesatares së BE-së, duke lënë pas vetëm Turqinë dhe Maqedoninë që i kanë më të lira.
Në vitin 2020, diferenca e nivelit të çmimit për restorantet dhe hotelet ishte tre herë më i lartë nga ë vendi më i shtrenjtë, në atë më të lirë. Nivelet e çmimeve varionin nga 46% të mesatares së BE në Bullgari, e ndjekur nga Rumania 53% dhe Hungaria 56%, deri në 154% të mesatares në Danimarkë, përpara Suedisë 138% dhe Finlandës 131%.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.