Futboll

E drejta televizive, FSHF firmos kontratë 3-vjeçare me MCN TV për Superioren dhe të Parën

Gazeta Si – Ndeshjet e elitës së futbollit shqiptar dhe Kategorisë së Përë do të transmetohen në MSN TV për 3 vitet e ardhshme.

Federata Shqiptare e Futbollit ka firmosur sot marrëveshjen me ketë televizion për të drejtën televizive për Abissnet Superiore, Kategoria e Parë, si edhe Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë.

Sekretari i FSHF-se, Ilir Shulku, firmos marreveshjen. Gazeta Si, 24 gusht 2023

Marrëveshja u firmos nga sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, dhe administratori i MCN TV, Endri Meksi. Vendimi është miratuar nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, pasi shqyrtoi ofertat për të drejtën e transmetimit të këtyre kompeticioneve.

Sezonin e kaluar ndeshjet u tansmetuan nga Oversport, por FSHF e prishi marrëveshjen për shkak të disa problematikave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë