Keshilla

E dimë se ç’duhet të hamë për të qenë të shëndetshëm. Por pse është kaq e vështirë të bësh zgjedhjet e duhura?

Një dietë e shëndetshme na mbron nga një numër i madh sëmundjesh kronike, përfshirë problemet e zemrës, diabeti dhe kanceri.

Nga fëmijëria, ne marrim një numër të pafund informacioni se çfarë duhet të hamë për të qëndruar të shëndetshëm dhe të reduktojmë riskun e sëmundshmërisë dhe shumica e njerëzve e dinë dhe e kuptojnë se çfarë do të thotë një ushqyerje e shëndetshme.

Por kjo nuk vendoset gjithmonë në praktikë.

Në një studim të ri, ekspertët hulumtuan se pse njerëzit hanë në mënyrë të pashëndetshme, si duhet të hanë dhe carë i pengon ato që të hanë më mirë.

Një pengesë ishte mungesa e kohës...

Si e vendosin njerëzit se çfarë të hanë?

Një grup njerëzish që u morën në studim, u pyetën se si e vendosin se çfarë të hanë, sa dhe kur dhe më e rëndësishmja, çfarë i pengon ata që të shkojnë drejt zgjedhjeve të shëndetshme.

Dhe rezultati tregoi se nuk ka të bëjë me shijen dhe shëndetin!

U zbulua se, megjithëse vendime të tilla përcaktoheshin pjesërisht nga preferencat e shijes, ato u ndikuan shumë nga një mori faktorësh të tjerë, shumë prej të cilëve janë jashtë kontrollit të personit. Këto përfshinin preferencat ushqimore të anëtarëve të tjerë të familjes, aktivitetet familjare, kufizimet në vendin e punës dhe kohën, komoditetin dhe çmimin.

Ushqimi i shëndetshëm nënkupton konsumimin e një diete të ekuilibruar të pasur me lëndë ushqyese, duke përfshirë një shumëllojshmëri frutash, perimesh, drithëra, proteina pa yndyrë dhe yndyrna të shëndetshme, ndërkohë që kufizon ushqimet e përpunuara, sheqernat e shtuara dhe kripën e tepërt. Ushqimi i shëndetshëm përfshin gjithashtu mënyrën se si ushqehemi dhe si mendojmë për ushqimin dhe të ngrënit, si për shembull të kemi një marrëdhënie pozitive me ushqimin.

Një grua 35-45-vjeçare, për shembull, tha se kufizimet kohore dhe preferencat e familjes e bëjnë të vështirë përgatitjen e ushqimit më të shëndetshëm.

“Më pëlqen mundësia kur mund të marr një recetë, të marr të gjithë përbërësit dhe ta bëj siç duhet, por kjo nuk ndodh shumë shpesh. Zakonisht jam e detyruar të gatuaj diçka të shpejtë dhe që e duan të gjithë”, tha ajo.

Të tjerë gjithashtu thanë se ishin të kufizuar nga ajo që donin fëmijët dhe për ta, ishte e pamundur të gatuajnë gjëra të ndryshme.

Hulumtimet tregojnë se fëmijët shpesh janë më të prirur ndaj ushqimeve të reja sesa mendojnë prindërit e tyre por futja e një pjate të re në vakte kërkon kohë dhe planifikim, dy gjëra që njerëzit e përfshirë në studim thanë se nuk i kanë.

Thjesht edukimi i njerëzve për atë që duhet të hanë nuk do të rezultojë domosdoshmërisht në ushqim më të shëndetshëm. Njerëzit duan të hanë më shëndetshëm, ose të paktën e dinë se duhet të ushqehen më shëndetshëm, por gjëra të tjera pengojnë.

Si mund t'i bëni më të lehta zgjedhjet e ushqimit më të shëndetshëm?

Këtu janë pesë këshilla për t'i bërë më të lehta zgjedhjet e shëndetshme në familjen tuaj:

Nëse disa ditë të javës janë veçanërisht të ngarkuara, me pak kohë për të përgatitur ushqim të freskët, planifikoni të gatuani me shumicë në ditët kur keni më shumë kohë. Ruani ushqimin shtesë në frigorifer për përgatitje të shpejtë.

Nëse nuk keni kohë gjatë ditës dhe thjesht merrni çfarëdo ushqimi që është i dobishëm, merrni ushqime të shëndetshme lehtësisht të disponueshme dhe të arritshme. Kjo mund të nënkuptojë një tas frutash ose drithëra integrale, për shembull.

Diskutoni preferencat ushqimore me familjen tuaj dhe gjeni disa vakte të shëndetshme që pëlqejnë të gjithë. Për fëmijët më të vegjël, provoni të shërbeni vetëm një sasi të vogël të ushqimit të ri dhe shërbeni ushqime të reja krahas ushqimeve që tashmë u pëlqen të hanë dhe me të cilat janë njohur.

Nëse mbështeteni shumë në ushqimet me vete, provoni të merrni ushqime që ju pëlqejnë por që janë gjithashtu më të shëndetshme.

Mbani mend, frutat dhe perimet kanë shije më të mirë dhe shpesh janë më të lira kur janë në sezon. Perimet e ngrira ose të konservuara janë një alternativë e shëndetshme dhe e shpejtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë