Futboll

E diela e zezë e VAR-it në Itali, kulmi ishte goli i anuluar i Milik

Gazeta Si – Leçe kërkoi tri penallti, Fiorentina proteston për golin e avantazhit të Bolonjës, kurse në Torino është kaos total për pozicionin e Bonuçit, që solli anulimin e golit të fitores të shënuar nga Milik. VAR-i në një ditë të tmerrshme.

Nga 6 ndeshje të luajtura, 3 kanë pasur shumë polemika për gjykimin deh sidomos për VAR-in. E diela që shkoi do të kujtohet veçanërisht për golin e anuluar të Milik në Juventus-Salernitana, për çështjen Bonuçi-Kandreva. Por edhe Leçe-Monca dhe Bolonja-Fiorentina patën probleme.

Në ‘Via del Mare’ vendësit kanë reklamuar dy penallti të padhëna, por edhe miqtë një të tillë, ndërsa në Bolonja është Fiorentina që pretendon se goli i dytë i ekipit vendës duhej anuluar.

Postimi i Milik. Gazeta Si, 12 shtattor 2022

Rrëmuja e madhe që u bë në fund të Juventus-Salernitana, e mbyllur 2-2, do të diskutohet gjatë. Diskutimi lidhet me pozicionin aktiv ose jo të Bonuçit të goli i Milik për 3-2. Rregullorja thotë se “një lojtar në pozicion jashtë loje dënohet kur tenton qartë të kapë topin”.

Për arbitrin Marçenaro, kapiteni i Juventusit është aktiv në aksion, pasi tenton të gjuajë me kokë, por problemi i vërtetë ka dalë pas imazheve që tregojnë se Kandreva, afër goditjes së këndit, mban në pozicion të rregullt mbrojtësin bardhezi.

Arbitri i ndeshjes Juventus-Salernitana, 2-2. Gazeta Si, 12 shtator 2022

Nuk janë imazhet zyrtare të VAR-it, por foto që kanë mbushur rrjetet sociale pas ndeshjes. Foto që i kanë postuar në profilet e tyre edhe Milik e Kuadrado, të cilët e konsiderojnë të pabesueshëm vendimin e VAR-it.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë