Gazeta Si- Ka një ligj të pashkruar se pispilia bëhet vetëm me presh. Por, ndërkohë që presim të vijë pranvera që këtë vit duket sikur është shtyrë nga shirat, dita e dielë është perfekte për të gatuar një pispili më ndryshe, me kungulleshka.
Shef Pandi Goga nga ‘La Vita e Bella’, ka treguar për Gazetasi.al një recetë të thjeshtë por shumë të shijshme për pispili me kungulleshka.
Përbërësit:
400gr kungulleshkë të vogël
3 vezë
2 gota uji miell gruri
1 gotë miell misri
120 ml qumësht
2 lugë çaji me kripë
100 ml vaj ulliri
300 gr gjizë pa kripë
Përgatitja:
Pasi të keni larë me ujë të bollshëm kungulleshkat, grijini imët me rende. Shtrydhini lehtë me duar për t’i hequr pak nga lëngu i tyre por jo të gjithin pasi do të duhet për brumin.
Lërini kungulleshat mënjanë dhe ndërkohë pregatisni brumin.
Merrni një tas të madh dhe aty hidhni vezët, vajin dhe qumështin. Rrihini derisa të formoni një masë të njëtrajtshme dhe më pas shtoni kripën dhe miellin e misrit. Punojeni përzierjen sa mielli i mistrit të jetë tretur. Kështu do të keni krijuar një brumë të hollë.
Shtoni gotën e parë të miellit të grurit. Hidhni gjizën duke e thërrmuar pak me duar dhe gotën e dytë të miellit. Brumi duhet të jetë në trashësinë e brumit të kekut.
Në fund shtoni kungulleshat e grira dhe përziejini.
Nëse e shikoni se brumi është pak më i fortë, shtoni pak nga lëngu i kungulleshave që ruajtët në fillim. Merrni një tavë dhe lyejeni mirë me vaj dhe aty kaloni brumin që pregatitët.
Futeni për ta pjekur në furrë të ngrohur në 200 gradë për 300 minuta ose derisa sipërfaqja e tij të jetë e artë. Shërbehet e ngrohtë duke e shoqëruar me sallata të ndryshme, me perime të freskëta, me turshi apo tarator me kastraveca.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



