Nga Gazeta ‘Si’- Një 47-vjeçare e dënuar në Itali me mbi 9 vjet burgim, si pjesëtare e një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike, është arrestuar në Elbasan.
Majlinda Avduli alias Dajana Tafani pritet të ekstradohet në Itali.
Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Kaliarit, Itali, në vitin 2016, e ka dënuar me 9 vjet, 6 muaj e 22 ditë burgim, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.