Drejtësia

E dënuar me burg për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 33-vjeçarja në Tiranë

Një 33-vjeçare është arrestuar nga policia pasi është dënuar me burg për shfrytëzim prostitucioni me 1 vit e 4 muaj burg.

Në bashkëpunim me policinë ne Pogradec në kuadër të operacionit të koduar "Location", u arrestua A.XH, banuese në Tiranë.

'Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Pogradec, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar "Sundimi i ligjit", bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetaseje në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e saj përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat u kap dhe ndalua shtetasja A. Xh., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për veprat penale "Prostitucioni" dhe "Shfrytëzimi i prostitucionit".

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.'- njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë