Euro 2020

E bukur, konkrete dhe fituese: pse Italia tani është një skuadër e madhe

Ja ku erdhi edhe rezultati i shumëpriturndaj një skuadre të nivelit të lartë. Erdhi me një miks mes lojës fluide, spektakolare në disa momente, organizimit si një skuadër klubi, konkrete, e bashkuar edhe për të vuajtur, cilësi që karakterizojnë skuadrat që në fund çojnë në shtëpi shënjetsrën e madhe.

Pasi mundi me lojë bindëse Belgjikën, numrin 1 në renditjen e FIFA-s, Italia e Mançinit i jep fund çdo dyshimi në lidhje me vlerat e vërteta të saj. Tani prova e radhës është gjysmëfinalja me Spanjën. Nuk është keq për dikë që tre vjet më parë e shihte Botërorin e Rusisë nga divani. Që atëherë flasin rezultatet, rekordet dhe forca e një grupi dhe një kolektivi që ka arritur pjekurinë e plotë taktike dhe morale.

Kundër Belgjikës u pa ai miksi mes lojës së kolauduar dhe konkrete, që zakonsiht të çon larg. Kundër Austrisë u zbulua se kjo Itali di edhe të marrë rezultate "të pista". Jo vetëm e bukur, por edhe e aftë për të shkuar te rezultati me “armë” të ndryshme.

Italia feston kualifikimin në gjysmëfinale. Gazeta Si, 4 korrik 2021

Belgjika, pa Eden Hazard dhe me një De Bryjne jo në maksimumin e tij, u përpoq të shfrytëzonte ndonjë hapësirë, sidomos në krahun e majtë me shpejtësinë e Dokut dhe inkursionet e Torgan Hazard. Italia rrezikoi diçka në krahasim me ndeshjet e mëparshme, por kjo është logjike. Ajoq ë duhet veçuar ka të bëjë me aftësitë e skuadrës për të ndryshuar ritmet e ndeshjes dhe me të qenit në gjendje për të mbrojtur pozicionalisht, apo për të sulmuar në masë, për të pritur dhe presuar në nivelet më të larta të fushës.

Pra, nuk është vetëm një lojë e kolauduar e ndërtuar nga poshtë, nga portieri dhe mbrojtja, me zënien e hapësirave dhe agresivitet në rikuperimin e topit, por mbi të gjithë është pjekuria për të ndryshuar sjelljen strategjike brenda një ndeshjeje. Një aftësi kjo e një skuadre të madhe dhe në këtë pikë asgjë nuk mund të përjashtohet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë