Futboll

E bujshme nga Spanja! Mbape te Barcelona, për shkak të Lionel Mesit

Gazeta Si – Një zë nga Spanja trondit merkaton pas Botërorit të Katarit. Lajmi ka në qendër të tij pikërisht dy yjet e Katar 2022, Lionel Mesin dhe Kilian Mbape.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, Barcellna po tenton të nënshkruajë me sulmuesin francez në verën e ardhshme. Katalanasit kanë në këtë rast edhe ndihmën e Mesit si një ‘aleat’ i papritur.

Kilian Mbape me medaljen e nënkampionit të botës. Gazeta Si, 28 dhjetor 2022

Mbape, të cilit nuk i mjaftoi tripleta në finale për të fituar Botërorin e dytë në karrierë, nuk është i kënaqur me akordin e rinovimit të Mesit me PSG-në. Mesi nuk hezitoi të festonte me shokun e skuadrës tek Argjentina, Emiliano Martinez, që mbante në duar një kukull me fytyrën e francezit.

Në këtë situatë, Mbape duket se është gati të pranojë të kalojë te Barcelona. Një vendim që ka lidhje edhe me sulmet në rrjetet sociale nga ana e tifozët e Realit të Madridit verën e kaluar, kur dështoi transferimi te kjo skuadër.

‘Mundo Deportivo’ shkruan se drejtuesit katalanas kanë “çaktivizuar çdo kapriço të mundshme të Florentino Perezit, presidentit të Realit, duke i besuar kompanisë së tij rikonstruksionin e ‘Camp Nout’.

Një rol vendimtar duket se ka pasur edhe politikani katalanas Manuel Vals, që duket se ka bërë ‘ndërmjetësin’ me Emanuel Makron, presidentin e Francës. Kujtojmë që ishte ky i fundit që e bindi Mbapenë gjatë verës që të qëndronte në Paris. Në tratativën mes dy klubeve mësohet se është përfshirë edhe Osman Dembélé.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë