Lojëra me Dore

E bujshme! Ish-presidenti Barak Obama mund të blejë Phoenix Suns në NBA

Gazeta Si – Në të tilla raste thuhet: është një sugjestion. Po çfarë sugjestioni! Barak Obama është përfshirë në një konsorcium, që kërkon të blejë Phoenix Suns. Gjatë një podkasti ish-gazetarit sportiv dhe themeluesi i sitit “The Ringer”, Bill Simmons, po fliste për pronësinë e skuadrave të NBA-së me Çarls Barklein, kur lëshoi ‘bombën’.

“Kam dëgjuar se Obama bën pjesë në një grup investitorësh që synojnë të marrin Phoenix”. Barklei, ylli i Suns nga 1992-shi në 1996-ën, shfrytëzoi menjëherë rastin: “Nëse më thërret Obama, do t’i thosha: ‘Po, ta marrë dreqi’. E admiroj shumë atë njeri”.

Ish-presidenti amerikan, Barak Obama. Gazeta Si, 28 tetor 2022,

Ai njeri është 61 vjeç, u zgjodh president i SHBA-ve në nëntor të 2008-ës dhe qëndroi në Shtëpinë e Bardhë deri në 2016-ën. Ka thënë gjithmonë se e dashuron basketbollin, por ka një problem, bën tifo për Çikago Bulls.

“Paguhem mirë, por nuk kam 4 miliardë dollarë”, – ka thënë Barklei. Kjo është shifra që flitet se duhet për t’ia marrë skuadrën Robert Sarver, aksionerit në mazhorancë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë