Ekonomi

E ardhmja e largët e punës dhe edukimit: tre skenarë të mundshëm

Çdo transformim teknologjik në të shkuarën ka çuar në krijimin e më shumë vendeve të punës, standarteve më të larta të jetesës dhe rritjes ekonomike. Por siç një numër i studimeve të fundit ka treguar, që ky trend të mund të vazhdojë ekonomia jonë duhet të shoqërohet nga zgjerimi i mundësive për edukimin për këdo.
“Sfida themelore qëndron në reformimin e sistemit të edukimit në atë mënyrë që t’a përgatisë forcën e ardhshme të punës të aftë për t’u përballur me ekonominë e avancuar teknologjike të së ardhmes e gjetjen e avantazheve në atë sistem.”, shkruan profesori anglez Edwart Keep dhe Philip Brown në një artikull të fundit “Rimendimi i garës midis Edukimit dhe Teknologjisë”.

Por të dy profesorët, z. Brown dhe z. Keep, ndonëse bien dakort për rëndësinë e lartë që i duhet treguar kësaj sfideje të ardhshme të sistemit të edukimit, ata gjithashtu tregojnë tre skenarë potencial që mund të ndodhin në të ardhmen në sistemin e punës dhe edukimit.

Mbase Inteligjenca Artificiale do të çojë në transformime më rrënjësore në natyrën e punës, duke e bërë kështu më të vështirë e për ata që kanë edukim të lartë të mund të gjejnë një punë të mirë. Përtej kësaj dukurie të mundshme ka e nga ata që aludojnë për një të ardhme thuajse fantastiko- shkencore në të cilën puna që ne siç e njohim do të marrë fund.

Autorët argumentojnë se ky spektrum i gjerë mundësish do të na ndihmojë të përgatitemi për atë çka esencialisht do të jetë një e ardhme e papritur. Në këtë frymë kërkimet e tyre hedhin hipoteza për tre skenarë të ndryshëm të tregut të punës: 1) tregu me mungesë forcë pune, 2) tregu me mungesë pune, dhe 3) tregu në të cilin nuk do ketë punë fare.

Tregu me mungesë force pune

Në këtë skenar, pozicione dhe profesione të reja do të dalin në pah e do të zëvëndësojnë ato të mëparshmet.

Investimet në aftësitë e nevojshme për t’iu bërë ballë këtyre sfidave janë çelësi i oportunizmit individual, lëvizjeve midis shtresave shoqërore, dhe mirëqënies ekonomike. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për punonjësit pa universitet te të cilët në mënyrë disproporcionale po i’u bie gjithe impakti negativ i shterimeve të mundësive për punë nga automatizimi. Edukimi post-sekondar dhe qëndrat trajnuese si kolegjet e komuniteteve (community colleges) apo trajnimet specifike në industri të ndryshme janë më relevante dhe të aksesueshme për këta punëtorë.

Sidoqoftë edukimi ekzistues dhe programet e trajnimeve nuk do të jenë të mjaftueshme duke marrë në konsideratë kërkesat për vazhdimin e mësimeve e njohurive të reja e në moshë adulte.

Njerëzit do të duhet të adaptohen në mënyrë të vazhdueshme dhe të mësojnë aftësi e qasje të reja në këtë kontekst të ri të tregut të punësimit.

Tregu me mungesë pune

Inovacioni teknologjik i mëparshëm ka treguar gjithnjë më vonë se është pasuar me punësim më të lartë në periudha afat-gjate, por gjërat mund të ndryshojnë. Disa trëmben se një erë e re automatizimi e mundësuar nga kompjutera më të fuqishëm e më të aftë mund t’a ndryshojnë skenarin e tregut të punës.

Mbase teknologjitë e reja veçse përmirësojnë aftësitë e një proporcioni relativisht të vogël të forcës së punës, shkruajnë ata. E me të vërtetë trendi është ai i udhëhequr nga teknologjia që përmban ridizenjimin e punëve ekzistuese. Këtu, pra në këtë skenar, shumica e njohurive është e mbajtur në softuer e kjo do të çojë në automatizimin e një game të gjerë të roleve të punës duke përfshirë këtu dhe rolet menaxheriale.

Ka shumë kompani sot të cilat përmes zgjidhjeve që vijnë nga inteligjenca artificiale janë duke transformuar e ndërprerë industri të tëra të cilat kanë qënë me kohë të stabilizuara. Sa vjen e rritet numri i bizneseve dhe industrive që udhëhiqen nga programet kompjuterike dhe operojne e përmes shërbimeve online.

Tregu me mungesë pune tregon një mospërputhje midis ofertës që sa vjen e rritet e punonjësve të arsimuar e të aftë me skarcitetin e oportuniteve të punës me kualitet të lartë.  “E kjo fillimisht vjen nga segmentizimi i roleve të punës se sa nga papunësia që vjen nga teknologjia”, shkurajne autorët. Një numër relativisht i vogël i profesionistëve dhe menaxherëve të tej-kualifikuar e arsimuar do të krijojnë algoritmet, sitemet dixhitale dhe modelet e bizneseve të nevojshme, teksa një numër shumë më i madh i punonjësve më pak të kualifikuar do të nevojiten për t’i implementuar procedurat dhe detyrat menaxheriale që janë kapur nga softuerët dhe algoritmet.

Tregu në të cilin nuk do të ketë më punë.

Në një ese të vitit 1930 ekonomisti anglez John Maynard Keynes shkruan për fillimin e një sëmundje të re të cilën ai e quan papunësia teknologjike e cila është “papunësia si rezultat i zbulimit të mënyrave për ekonomizimin e përdorimit të fuqise punëtore të cilat lejnë pas mënyrat e gjetjes së përdorimeve të reja të fuqisë punëtore.

Ky skenar i fundit të punës supozon se dekada më vonë shumë prej aktiviteteve ekonomike do të menaxhohen nga makineritë super të zgjuara  të cilat do të zhvillohen e supervizohen nga një grup i vogël punonjesish profesionistësh.

Kjo do të shfaqte një dislokim të thellë për edukimin dhe sistemin e trajnimeve  ku të cilët përgjatë tre dekadave të shkuara apo më shumë janë fokusuar në rolin e edukimit si një mënyrë në pajisjen e individëve me aftësitë e duhura për t’i bërë ata që të mund të performojnë në mënyrë më efektive në një treg pune që ndryshon.    

Kur në fakt qëllimi i edukimit është ndihmesa e njerëzve për t’i bërë atë të fitojnë aftësitë e nevojshme për të jetuar jetë më përmbushëse e me aftësinë e gjykimin e duhur për t’i adresuar problemet komplekse me të cilat raca njerëzore përballet.

“Për më tepër, ndonëse kërkesat teknike dhe të njohurive e çfarë njerëzve bëjnë për jetesë mund të ndryshojë, konteksti social në të cilin njerëzit ndërveprojnë, lidhin miqësi e prodhojnë do të mbetet i njëjtë. Aftësitë sociale janë shumë më të vështira për makineritë që të mund të mësohen. Si përfundim, të treja teoritë kërkojnë një nevojë për reformë në edukim dhe një fokus më të madh në mësim-marrjen jetëgjate” konkludojnë autorët.  

Burimi: WSJ


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë