Futbolli mund të jetë edhe art, instinkt dhe klas, të gjitha gjëra që nuk mund të ribëhen në laborator. Por është edhe një shkencë dhe si e tillë bazohet te të dhënat, statistikat. Ka nga ata që i konsiderojnë të padobishme dhe faqet e të dhënave mbi skuadrat kundërshtare nuk i përfillin. Dhe të tjerë, si Marcelo Bielsa, kërkon të ketë sa më shumë informacione të jetë e mundur mbi kundërshtarët, deri në atë pikë sa të dërgojë dikë që t’i spiunojë para ndeshjeve. Në Francë, pionieri i të dhënave që përdoren në futboll është Damien Comolli, presidenti i Toulouse. Ai ka shpjeguar në 20 Minutes një metodologji pune…. të veçantë.

FOOTBALL MANAGER -Për departamentin e zbulimit të talenteve, thelbësore për klubet që duna të dalin në sipërfaqe, por që nuk mund të tërheqin lojtarë të konfirmuar, Comolli i beson një grupi personash, por edhe mjeteve më moderne. Duke përfshirë… Football Manager. Që mund të jetë edhe një lojë, por që u jep futbollistëve vlera (veçanërisht atyre më pak të njohur) nëpërmjet një rrjeti vëzhguesish në çdo vend të botës që kanë detyrën të përcaktojnë karakteristikat, pikët e forta dhe të dobëta të lojtarëve. Atëherë, pse të mos përdoret kjo lojë për t ë gjetur ndonjë lojtar interesant?

E ardhmja – Comolli nuk ka dyshime në lidhje me këtë, mund të funksionojë dhe Toulouse do ta përdorë. “Nuk e përdorim akoma Football Manager, por do ta bëjmë, ka shumë klube që e përdorin. Nuk do të jetë sigurisht metoda kryesore e strategjisë sonë për të afruar lojtarë, por mund të na ndihmojë”. Edhe pse e ardhmja, duket se sugjeron numri një i klubit, është ai i përdorimit të statistikave dhe të dhënave. “Shikoni dy skuadrat finaliste të Champions League të dy sezoneve më parë, Liverpool-i dhe Tottenham-i janë skuadra të ndërtuara duke punuar mbi të dhënat. Leipzig, që ka arritur në gjysmëfinale sezonin e kaluar, punon me të dhënat dhe statistikat. Lorient, që është ngjitur në Ligue 1, ka në përbërje një përgjegjës të statistikave. Dhe ne nuk do të bëjmë përjashtim”. Me pak fjalë, një bashkëpunim gjithmonë dhe më i ngushtë mes futbollit dhe statistikave, virtual dhe real.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




