Ka ndodhur

‘e-Albania’ jashtë funksionit, shërbimi rikthehet me 4 shkurt

Platforma e-Albania do të jetë përkohësisht jashtë funksionit.

Njoftohet se për dy ditë, kjo platformë nuk do të mund të jetë në funksion dhe se shërbimi për qytetarët rikthehet me 4 shkurt.

"Njoftim i rëndësishëm. Në kuadër të optimizimit të shërbimeve publike dhe infrastrukturave të tyre mbështetëse, bëjmë me dije qytetarëve dhe bizneseve, se nga dita e premte, më datë 2 Shkurt, ora 20:00, deri ditën e dielë, më datë 4 Shkurt, ora 10:00, ato do të jenë përkohësisht jashtë funksioni", thuhet në njoftimin e bërë publik në e-Albania


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë