Efektivi i RENEA-s, Real Luli, i akuzuar për shpërndarje të kokainës në disa zona të Tiranës, është lënë në burg. Ndërsa për Gertjan Harapin dhe Ergi Salën, të dyshuar si bashkëpunëtorë të tij, gjykata vendosi t’i hetojë në gjendje të lirë.
Përveç tyre, në paraburgim janë edhe dy persona të tjerë të arrestuar gjatë operacionitJurgen Luli dhe Gevi Spaho. Real Luli, 27 vjeç, arrestua në një operacion të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave dhe Prokurorisë së Tiranës tre ditë më parë, ndërsa akuzohet si koka e grupit. Mësohet se agjentët kishin disa muaj që e mbanin në vezhgim.
Nga kontrolli i realizuar në ambiente dhe banesat që dispononin të arrestuarit u gjetën dhe sekuestruan sasi kokaine, kanabisi të ambalazhuar, "ekstazy", fara të dyshuara për kultivimin e bimëve narkotike, 7 peshore dhe materiale që shërbenin për ndarjen dhe paketimin e lëndës narkotike, 11,890 euro, 3 armë zjarri të llojit pistoletë të markave BRUNI e GLOCK, fishekë, 1 automjet tip Benz, 7 aparate celularë etj.
Nga hetimet e ka rezultuar se këta persona, shpërndanin lëndë narkotike kryesisht kokainë në zonën e Kombinatit, Yzberishtit, “Misto Mame” dhe ish-parkut të autobusëve në kryeqytet. Baza e shpërndarjes së lëndëve narkotike ishte në zonën e ish-Parkut të Autobusëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.