Një 20-vjeçar është arrestuar në vendlinddjen e tij në Gradishtë të Lushnjës me qëllim ekstradimin e tij në Mbretërinë e Bashkuar.
Gledis Mehalla ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi më 4 maj të këtij viti, ndaj tij Gjykata e Kardifit ka lëshuar një urdhër-arresti me akuzën për vrasje. Në lidhje me ngjarjen, autoritetet britanike shpallën në kërkim edhe 3 persona të tjerë, po ashtu shqiptarë.
Dyshohet se Gledis Mehalla është i përfshirë në vrasjen e një polakut Tomasz Waga, bashkë me dy shokët e tij, J.N., 26 vjeç, dhe M.Dh, 27 vjeç.
Shtypi britanik raporton se që në qershor të këtij viti, autoritetet e dinin se të dyshuarit kishin lidhje me Lushnjën në Shqipëri dhe zonën e Yorkshire, veriperëndimin e Londrës dhe Bristolin në Angli.
Madje për kapjen e Mehallës me gjithë bashkëpunëtorët e tij, policia britanike kishte vendosur një shpërblim prej 5 mijë paundësh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




