Ngjarje

Dyshohet se vrau ish-të dashurin, shpallet në kërkim ndërkombëtar vajza nga Korça. Inskenoi ngjarjen si vetëvrasje me partnerin

Gazeta Si – Shtatë vite pasi i riu Antonio Karafili u gjet i pajetë në fshatin Voskopojë, një ngjarje e dyshuar si vetëvrasje, Prokuroria e Korçës ka zbuluar se bëhet fjalë për një krim, ku të dyshuar si të përfshirë janë e dashura dhe partneri i saj me të cilin kishte një lidhje paralele.   

Sipas hetimeve, organi i akuzës në Korçë, ka arritur të identifikojë dy autorët e dyshuar të krimit, Rexhep Vathi dhe Kejsi Spaillari, kjo e fundit, në kohën e ngjarjes ishte e dashura e viktimës.

Kejsi Spaillari, në atë kohë 18-vjeçe, së bashku me Rexhep Vathin, me të cilin kishte krijuar një lidhje paralele, kanë mbytur me çarçaf dhe më pas varur në një pishë, trupin e pajetë të Antonio Karafilit, me qëllim krijimin e përshtypjes tek organet policore se i riu ishte vëtëvrarë.

Si u zbardh krimi pas 7 vitesh

Zbardhja e krimit u arrit nëpërmjet analizave të ADN-së të gjetura në vendngjarje. Aktualisht, Kejsi Spaillari jeton në Kanada, ku ka emigruar prej vitesh dhe tashmë është shpallur në kërkim nga policia. Ndërsa Rexhep Vathi ka ndëruar jetë si pasojë e një akti vetëvrasës që ka kryer.

Hetimet për dosjen u rihapën në vitin 2021 pas këmbënguljes së familjarëve të të ndjerit Antonio Karafili. Motivi i krimit dyshohet të jetë lidhja paralele që Kejsi Spaillari kishte me viktimën dhe Rexhep Vathin njëkohëisht. Pas krimit, Spaillari emigroi në Kanada, ndërsa në gusht të 2024 Rexhep Vathi vrau veten.

Alibia e Kejsi Spaillarit

Ndaj të resë rëndon akuza e vrasjes me dashje, e kryer në bashkëpunim. Pas kësaj, Prokuroria e Korçës pritet të procedojë me urdhër-arrest ndërkombëtar për Kejsi Spaillarin, e cila ndodhet në Kanada dhe ka krijuar familjen e saj.

Në dëshminë e saj para hetuesve asokohe, e reja u shpreh se me Antonion atë ditë ishte takuar rreth orës 17:00 për të sqaruar një sherr që i dashuri i saj kishte me xhaxhain dhe kushëririn e saj.

Po ashtu, ajo pretendoi se Antonio kishte bërë skena xhelozie duke e akuzuar atë se kishte një lidhje paralele.

E reja shtoi se pas debatit, rreth orës 20:00 ishin ndarë nga njëri-tjetri, ndërsa më vonë mësoi për ngjarjen e rëndë, kur dhe njoftoi prindërit e viktimës.

Këmbëngluja e familjes së Antonios

E ëma e Antonio Karafilit nuk u bind nga versioni i vetëvrasjes dhe vazhdimisht ka kërkuar drejtësi, duke pretenduar se djali i saj ishte vrarë.

Një ndër detajet që ngjalli dyshime, ishte fakti se adoleshenti ishte varur në një degë pishe 1.48 metër nga toka, ndërkohë që ishte rreth 1.8 metër i gjatë.

Kejsi menjëherë kishte njoftuar prindërit e Antonios dhe së bashku shkuan në vendin ku i riu ishte varur në fshatin Voskopojë të Korçës.

E ëma e të ndjerit, Mimoza Karafili, tregoi me detaje se si gjeti djalin të varur në një degë pishe. Vazhdimisht, ajo kërkoi rihetim dhe bërjen e një ekspertize të re.

Pas rihetimeve, Prokuroria e Korçës mblodhi prova, që implikonin në ngjarje të dashurën e Antonios, Kejsi Spahillarin dhe bashkëpunëtorin e saj, Rexhep Vathi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë