I riu Angli Stafuka, është lënë në burg nga Gjykata e Lezhës, i dyshuar si bashkëpunëtor i vendosjes së një sasie eksplozivi në një objekt në ndërtim në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin.
Edhe pse ngjarja ka ndodhur ndodhur me 19 nëntor të vitit 2020, 21-vjeçari mësohet se i ka mohuar akuzat e ngritura. Megjithatë gjykata ka pranuar kërkesën e organit të akuzës dhe e ka cilësuar të ligjshëm ndalimin e Stafukës.
Ndaj të riut rëndojnë akuzat për veprat penale, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake” dhe “Kanosja”.
Stafuka u vu në pranga nga policia e Lezhës këtë të enjte. I riu, në bashkëpunim me shtetasin E. P., (i ndaluar gjatë operacionit “Eksplozivi”, në dhjetor 2020), më datë 19 nëntor 2020, në Shëngjin, Lezhë, dyshohet të ketë vendosur në një nga kolonat e një objekti në ndërtim, në pronësi të shtetasit Liman Gjoka, një sasi lënde plasëse, nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale.
Përfshirja e tij në këtë ngjarje është zbuluar në bazë të qelizave telefonike. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe bashkëpunëtori tjetër I dyshuar, i cili është arrestuar disa muaj më pare.
Pavarësisht pretendimeve të tyre, organi i akuzës ka arritur të grumbullojë prova që i përfshin dy të rinjtë në këtë ngjarje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




