Nga Gazeta ‘Si’- Ministri për Zhvillimin Rajonal, Fikrim Damka dhe i biri i tij Fuat Damka janë arrestuar ditën e djeshme në Prizren dhe me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.
Dy të arrestuarit dyshohen veprën penale “Kanosje dhe sulm”, ndaj dy personave të tjerë.
KosovaPress duke cituar zëdhënësin e policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, bën me dije se ngjarja ka ndodhur në afërsi të parkut “Korilla” të qytetit.
“Dje ka qenë një rast kanosje dhe sulm, ky dy persona kanë kanosur dy persona tjerë në Prizren në afërsi të parkut “Korrilla”, dhe pasi që rasti është raportuar janë intervistuar të dyshuarit dhe viktimat dhe dy të dyshuarit F.D dhe F.D tjetri janë ndaluar për 48 orë me vendim të kryeprokurorit”, tha Bytyqi.
Fikrim Damka është kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, e cila ka garuar në zgjedhjet parlamentare, që u mbajtën ditën e djeshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



