Drejtësia

Dyshohet se u përfituan nga krimi, konfiskohen 7 pasuri të llojit arë në Lezhë

Gazeta Si – GJKKO ka konfiskuar 7 pasuri të llojit “Arë” me sipërfaqe totale 15,028 metra katrorë, të ndodhura në bregun e lumit Drin dhe në fshatin Ishull Shëngjin.

Konfiskimet u realizuan, në zbatim të vendimit të saj të vitit 2021, i cili u mbajt në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në vitin 2022.

Pasuritë e konfiskuara, dy në bregun e lumit Drin dhe pesë në Ishull Shëngjin, dyshohen se janë përfituar nga veprimtari kriminale, ndërsa ky vendim u realizua në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Konfiskimi është një hap i rëndësishëm në luftën kundër ekonomisë së paligjshme dhe korrupsionit, duke synuar të godasë burimet financiare të grupeve kriminale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë