Gazeta Si- Një i dënuar në Lezhë ka ndërruar jetë, pasi dyshohet se u mbyt duke konsumuar ushqim në ambientet e burgut.
Sipas njoftimit të drejtorisë së Burgjeve, 45-vjeçari Gëzim Beneshi raportohet se duke konusmuar ushqim i është bllokuar frymëmarrja.
Sipas uniformave blu, i burgosuri është nisur urgjentisht me ambulance e institucionit, i shoqëruar nga stafi mjekesor, drejt Spitalit Rajonal të Lezhës, ku edhe ka ndërruar jetë.
Raportohet se 45-vjeçari ishte me masë mjekësore ‘Mjekim i detyruar në një institucion mjekesor’ me diagnoze ‘Skizofrenia paranoide’ dhe ‘Hipertension arterial st.2’. Gëzim Beneshi ndodhej në qeli për veprën penale “Vrasje e mbetur ne tentativë” .
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




