Drejtësia

Dyshohet se rrjedhin nga burime kriminale, sekuestrohen pasuritë e 44-vjeçarit në Sarandë

Gazeta Si – Tre milionë euro pasuri të paluajtshme i janë sekuestruar një biznesmeni 44-vjeçar me iniciale R.L., në Sarandë.

Vendimi i marrë nga Gjykata e Sarandës, vjen pas dyshimeve të Prokurorisë se pasuritë e kanë burimin nga veprimtaria kriminale.

R.L., është dënuar në fund të vitit 2022 me 4 vjet e 7 muaj burg për akuzën “prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Ai u arrestua në 28 gusht 2021 në kuadër të operacionit “Çuka”. Gjatë kontrollit të banesës së tij, policia e Sarandës gjeti dhe sekuestroi 1.2 kg kokainë, 3 peshore elektronike, një shumë të konsiderueshme në lekë dhe euro si dhe 3 automjete e 3 motocikleta.

Pas hetimit pasuror, Gjykata e Sarandës vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, duke urdhëruar sekuestrimin e 2 pasurive të paluajtshme në pronësi të 43-vjeçarit, të ndodhura në zonën kadastrale 8641 në Sarandë, subjektit tregtar me objekt “Lavazho, tregti automjetesh” në lagjen nr. 4 Sarandë, si dhe dy automjete në pronësi të tij, konkretisht me targa AB777RN dhe AA118DR.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë