Ka ndodhur

Dyshohet se prekte në vende intime mbesën e mitur, arrestohet 55-vjeçari në Fier

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në qytetin e Fierit. Një 55-vjeçar është arrestuar sepse dyshohet se prekte mbesën e tij vetëm 5-vjeçe në vende intime.

Burime zyrtare nga policia e Fierit bëjnë me dije se denoncimi për V. Gj. është bërë nga nëna e së miturës, nusja e djalit.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin V. Gj., 55 vjeç, pasi dyshohet se ka bërë veprime të turpshme ndaj mbesës së tij të mitur”, informoi sot policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë