Ka ndodhur

Dyshohet se ndihmoi në tentativën e vrasjes së Durim Bamit, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Gazeta Si- Një 28-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim nën akuzën për sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Policia tha se në pranga ka rënë Elvis Ndreca nga Lezha, i cili doli në përgjimet e “SKY ECC”, në dosjen “Revanshi” të SPAK.

Ndreca akuzohet nga SPAK për veprën penale të “sigurimit të kushteve për të kryer vrasje” ndaj Durim Bamit.

Për këtë shtetas, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë ka caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.”

Elvis Ndreca iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë