Drejtësia

Dyshohet se ndihmoi Ervis Martinajn, Apeli lë në burg ish-policin Jeton Lami

Gazeta Si - Gjykata e Apelit në Tiranë, ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-policin Jeton Lami.

Lami nuk është paraqitur në seancë, por është përfaqësuar nga avokatët e tij. Ata kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë dhe lirimin e tij, pasi pretendojnë se klienti i tyre nuk ka lidhje me ngjarjen për të cilën akuzohet.

Pasi dëgjoi argumentet, gjyqtarja e Apelit Tiranë, e përbërë nga relatore Edlira Petri, vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”.

28-vjeçari akuzohet se ka lëvizur dhe shoqëruar disa herë me makinë të shumë kërkuarin e drejtësisë, Ervis Martinaj, i cili dyshohet se është zhdukur prej disa javësh.

Lami, ish-agjent i Njësisë Operacionale, është zbuluar nga kamerat e sigurisë teksa lëvizte me një makinë “Audi A8” Ervis Martinajn, edhe pse ky i fundit ishte në kërkim nga policia i dyshuar për disa vepra penale.

Lami është parë për herë të fundit me Ervis Martinajn në një hotel në Durrës ku e ka lënë të shumë kërkuarin dhe më pas e ka marrë pas disa orësh.

Ndërkohë që çështja e zhdukjes së Ervis Martinajt dhe përfshirja e ish-efektivit të Operacionales është kërkuar të hetohet nga SPAK.

Krerët e policisë duket se janë të bindur në detaje të ngjarjeve, duke pretenduar edhe zhvendosjen e dosjes nga Kurbini në strukturën e posaçme.

Një muaj nga zhdukja e mistershme e Ervis Martiajt, ende prokuroria dhe policia nuk kanë asnjë variant për këtë ngjarje.

Ndërkohë të dielën, e 18 shatorit, Lami u transportua nga Burgu i Shën Kollit në Lezhë, drejt burgut 302 në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë