Ka ndodhur

Dyshohet se mori ryshfet, arrestohet drejtori i IKMT-së në Dibër

Drejtor i IKMT-së në qarkun e Dibrës, është arrestuar këtë të premte në kuadër të operacionit  të koduar “Bankomati” në drejtimin e SPAK-ut.

Lutfi  Miftari, 56 vjeç, akuzohet se ka marrë rryshfet. Gjithashtu është arrestuar edhe Eljo Elezi, 34 vjeç, banues në Tiranë, adminstrator i kompanisë  “H4 CHROM’, që operon në fushën minerare në qarkun Dibër.

Sipas policisë, arrestimi i këtyre personave u bë pasi shtetasi L.M,  në cilësinë e Drejtorit të IKMT, në Qarkun e Dibrës, ka abuzuar me detyrën duke marrë ryshfet nga shtetasi E. E, adminstratori i kompanisë, shumën prej 50.000 lekë të rinj, për të mos filluar procedurën për shkeljen e konstatuar tek ky subjekt nga grupi i kontrollit për mungesën e dokumentacionit, si lejen mjedisore e dokumente të tjera.

Gjatë kontrollit të banesës së drejtorit të IKMT, policia gjeti dhe sekuestroi  në cilësinë e provës materiale 29.500 euro, 1300 Dollarë dhe 896.000 lekë të rinj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë