Ka ndodhur

Dyshohet se ishte i dehur, i moshuari bie nga pallati dhe humb jetën

Gazeta Si – Një 70-vjeçar, i cili dyshohet se ishte nën ndikimin e alkoolit, ka rnë nga kati i dytë i pallatit ku banonte dhe ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, në lagjen nr. 17 të Durrësit, kur shtetasi M. D. ka rënë nga kati i dytë i pallatit të tij.

Nga hetimet e para rezulton se ka qenë nën efektin e alkoolit. Ndonëse është dërguar në spital ai s’ka mundur të mbijetojë.

Grupi hetimor po punon më tej për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes në lagjen e qytetit bregdetar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë