Gazeta Si – Pak orë pas shpërthimit me tritol në një banesë në Elbasan, policia ka vënë në pranga pronarin e apartamentit, ku ndodhi ngjarja me lëndë plasëse dhe nipin e tij.
Sipas burimeve, mësohet se kryefamiljari Ardit Pepa ka inskenuar ngjarjen së bashku me nipin e tij për të përfituar azil në një vend të BE-së
Ata akuzohen për mbajtje pa leje të lëndëve shpërthyese, shkatërrim prone dhe inskenim të ngjarjes kriminale.
Në momentin e shpërthimit në banesë nuk ndodhej asnjë pjesëtar i familjes, ndërsa u dëmtuan xhamat e disa apartamenteve në pallat.
Në kamerat e sigurisë u fiksua një burrë, i cili ka qarkulluar disa herë gjatë mbrëmjes para hyrjes së apartamentit të katit të parë të pallatit ku ndodhi shpërthimi.
Shpërthimi ndodhi në lagjen ‘Partizani’ në Elbasan, ku dëmtuan banesat e fqinjëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.