Drejtësia

Dyshohet se favorizoi grupet kriminale në kultivimin e kanabisit, kryebashkiaku i Libohovës Leonard Hide në SPAK

Gazeta Si – Kryebashkiaku socialist i Libohovës, Leonard Hide është paraqitur këtë të hënë në SPAK për t’u njohur me aktet pas kthimit të dosjes në GJKKO për hetime shtesë.

Ai dyshohet se në kohën që ka pasur detyrën e shefit të Seksionit të Krimeve në Komisariatin e Gjirokastrës, ka lejuar përkundrejt përfitimit kultivimin e bimëve narkotike.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se Hide ka firmosur njohjen me aktet, dhe pritet që SPAK t’i drejtohet sërish gjykatës lidhur me dosjen ndaj tij.

Hide do të deklaronte më herët se ai dhe Partia Socialiste nuk ishte në dijeni se po hetohej nga SPAK, ndaj edhe kandidoi për të marrë postin e kryebashkiakut të Libohovës.

Parcelat me kanabis për të cilat akuzohet Hide dhe funksionar të tjerë lokal të policisë, u zbuluan gjatë një operacioni të shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesat dhe Prokurorisë Gjirokastër.

Hide mori mandatin e kryetarit të Bashkisë së Libohovës në zgjedhjet e 14 majit nën siglën e Partisë Socialiste.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë