Gazeta Si – Pesë persona janë arrestuar në Fier, si të dyshuar për shkrumbimin e një lokali në plazhin e Darëzezës më 30 mars.
Policia tha se në pranga kanë rënë: A. T., 23 vjeç, E. M., 20 vjeç, A. S., 20 vjeç, E. L., 19 vjeç, D. L., 19 vjeç. Ndërsa është shpallur në kërkim 19 vjeçari me inicialet A.R i cili po ashtu dyshohet të ketë qenë pjesë e grupit të të rinjve që i vunë flakën lokalit.
Grupi hetimor po punon për të cilësuar përgjegjësinë e secilit prej të rinjve të arrestuar dhe për motivet e zjarrvënies
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




