Gazeta Si - Deputeti i Partisë Socialiste dhe nënkryetari i Komisionit Hetimor për çështjen e “Sterilizimit”, Plarent Ndreca është thirrur të paraqitet në SPAK.
Sipas burimeve, deputetit Ndreca pritet t'i komunikohet akuza e "shkeljes së barazisë në tenderë" pas përfundimit të raportit të KLSH për rikonstruksionin e disa komisariateve të policisë, vepër që dyshohet të jetë kryer teksa Ndreca mbante postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme.
Akuza Ndrecës do t'i është komunikuar për “Shkelje të barazisë në tender”, ndërsa bashkë me të, do t'i komunikohet edhe disa zyrtarëve të tjerë, si dhe anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave.
Kallëzimi në SPAK u bë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili dyshon se zyrtarët kanë lejuar mospërputhje dhe devijime ligjore në garën për ndërhyrje në Komisariatet e Vlorës, Mirditës, Pogradecit dhe atij nr. 4 në Tiranë.
Sipas burimeve paraprake, KLSH, gjatë kontrollit ka gjetur mospërputhje dhe devijime ligjore, si pasojë e shkeljeve të dispozitave ligjore në procedurat e prokurimit publik, të cilat kanë cënuar barazinë e pjesëmarrësve në tendera.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.