Gazeta Si – Gjykata e Apelit ka liruar nga akuzat 4 punonjësit e postës së Policisë Velipojë, të cilët u arrestuan një muaj më parë me dyshimin e lejuan kultivimin e drogës.
Gjykata e rrethit kishte vendosur masën “arrest shtëpie”, ndërkohë që sot trupa e Apelit, me në krye gjyqtarin Fuat Vjerdha ka vendosur si arrest të paligjshëm për katër efektivët e policisë.
N/Komisar Zamir Sytari, 40 vjeç, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Velipojë; N/Komisar Arben Hoxha, 45 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Velipojë; Inspektor Ergys Lohja, 34 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë dhe inspektor Hysni Beqiri, 53 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë, u ndaluan me urdhër të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, pasi akuzoheshin për favorizim të kultivimit të kanabisit në Velipojë.
Vetë efektivët kanë treguar se kanë qenë vetë këta të fundit që kanë zbuluar parcelën me kanabis, duke kryer më pas asgjësimin e 560 bimëve
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




