Bota

Dyshime për bombë, policia evakuon një “Fan Zone” në Berlin

Nga Gazeta 'Si'-Një alarm për bombë ka bërë që policia në Berlin të evakuojë përkohësisht një “Fan Zone” ku qindra tifozë ishin mbledhur për të ndjekur ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian 2024, Gjermani-Skoci.

Alarmi në zonën e tifozëve të vendosur pranë Reichstag, selia e parlamentit gjerman, është shkaktuar nga një çantë shpine e braktisur rihap dhe pronari është arrestuar.

Sheshi u rihap për publikun pak pas orës 18:30, ndërsa rreth çantës është krijuar një perimetër sigurie. Perimetri i sigurisë i krijuar "është 200 metra i gjerë", por nuk ka të bëjë me të gjithë zonën e tifozëve dhe episodi nuk ka pasur ndikim në zonën kryesore të tifozëve, atë përballë portës ikonike të Brandenburgut, ku tifozët kanë pasur gjithmonë akses.

"Edhe nëse në fund rezulton se nuk ka asgjë, do të ishte më mirë të evakuohen një herë”, tha ministrja e Brendshme Nancy Faeser nga Mynihu.

Kërcënimi i sulmeve terroriste islamike në Gjermani aktualisht është dukshëm më i lartë se në vitet e kaluara edhe për shkak të luftës në Gaza, kishte paralajmëruar vetëm tre ditë më parë shërbimi sekret i brendshëm gjerman "Verfassungsschutz".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë