Pak muaj më parë, Paulo Dybala i kërkonte Juves 8 milionë euro neto në sezon, plus bonuse për të rinovuar kontratën e tij, kërkesë kjo që u konsiderua e tepërt nga ana e “Zonjës së Vjetër”, çka bëri më pas që Dybala të linte Juven.
Dybala prej disa ditësh ka mbetur pa një skuadër dhe pa një ofertë konkrete përvec asaj të Interit duke qenë se Milan, Roma dhe Napoli kanë hequr dorë nga ai.
I gjendur përballë një situatë të tillë, Dybala është dorëzuar dhe ka pranuar ofertën e fundit të Inter, 5 milionë euro, plus bonuse. Sigurisht ka ende disa detaje për të arritur në një marrëveshje përfundimtare, mbi të gjitha zikaltërit duhet të lirohen nga dy sulmues për të zyrtarizuar Dybala-n.
Inter po kujdeset për të mbyllur sa më shpejt shitjen e Skriniar dhe janë të bindur se nga kartoni i sllovakut mund të marrin minimalisht 80 milionë euro, një pjesë të kësaj shifre do ta përdorin më pas për të blerë Bremer nga Torino.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




