Gazeta Si – Zbardhet ngjarja për vjedhjen e një banese në Durrës, të ndodhur në 14 shtator 2024, pasi policia arrestoi këtë të martë njërin prej autorëve të dyshuar.
Në pranga ra Alfred Hoxha, 36-vjeç, ndërsa vëllai i tij dhe një 33-vjeçare, ishin arrestuar në pranga në muajin shtator.
36-vjeçari ishte shpallur në kërkim para 4 muajsh kur ndodhi ngjarja në lidhje me vjedhjen e një shume parash dhe bizhuterish, në një banesë në lagjen nr.18, Durrës.
Për këtë rast, në shtator, janë arrestuar shtetasja E. K., 33 vjeçe dhe F. Hoxha, 42 vjeç, banues në Durrës.
Mësohet se 33-vjeçarja, e punësuar sanitare në këtë banesë, dyshohet se ka siguruar kopje të çelësit të derës dhe ia ka dhënë dy vëllezërve, të cilët dyshohet se më pas kanë kryer vjedhjen.
Gjithashtu, në shtator, shërbimet e Policisë kanë gjetur në banesën e 42-vjeçarit dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një varëse dhe një unazë floriri, një shumë parash dhe një automjet që dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.