Dy vëllezër janë shpallur në kërkim nga policia pasi kërcënuan për motive pronësie një 60-vjeçar. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 19:05 në fshatin Kasnec të Shkodrës.
Sipas policisë dy vëllezërit me inicialet P. A. 54 vjeç dhe N. A. 46 vjeç banues në fshatin Dukagjin i Ri Krujë i shkuan në shtëpi 60-vjeçarit me inicialet N. U. dhe qëlluan me armë zjarri në ajër në oborrin e banesës së tij duke e kërcënuar.
Shërbimet e policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë ë vendin e ngjarjes dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




